Postuar: Korrik 25, 2026 | 18:32
VIDEO/ Vetëm një mungesë e rëndësishme ndaj Çeljes, Egnatia e motivuar drejt grupeve të Europës
Egnatia po vazhdon përgatitjet në fushën e Luzit për sfidën e kthimit me Çeljen. Takimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve do të luhet më 28 korrik, prej orës 20:15 në Çelje.

Sulmuesi Bakajoko është mungesa e vetme dhe e rëndësishme. Ledio Beqja ndërkohë është pjesë e skuadrës, por nuk mund të aktivizohet duke qenë se mund të federohet vetëm nga turi i ardhshëm.
Ditën e hënë, rreth orës 08:00, Egnatia do të niset drejt Sllovenisë. Aty ku një fitore do i siguronte kualifikimin në grupe.
Pamje nga përgatitjet: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













