Ndryshon struktura, tjetër drejtor te federata e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 19:37

Ndryshon struktura, tjetër drejtor te federata e Gjermanisë

Per Mertesaker do t’i bashkohet strukturës drejtuese të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB). Në fillim të vitit të ardhshëm, 41 vjeçari do të marrë detyrën e drejtorit menaxhues për sportin, pozicion që po lihet bosh nga Andreas Retig.

Screenshot 2026-07-25 193731

“Jam shumë i emocionuar për të udhëhequr futbollin gjerman drejt së ardhmes së bashku me shumë njerëz të jashtëzakonshëm,” shkroi 41 vjeçari në Instagram. “Per Mertesaker është një nga figurat më të spikatura të futbollit gjerman,” tha presidenti i DFB, Bernd Nojendorf.

“Si lojtar, ai e ka formësuar me sukses kombëtaren për më shumë se një dekadë dhe më pas drejtoi një nga akademitë më prestigjioze të të rinjve në Evropë. Ekspertiza e tij profesionale dhe cilësitë e tij drejtuese e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për këtë pozicion.”

PANORAMASPORT.AL