Vijojnë përgatitjet, ekipi i Superiores mposht Kukësin me 3 gola në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 19:46

Vijojnë përgatitjet, ekipi i Superiores mposht Kukësin me 3 gola në shtëpi

Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3 me 1, sot më 25 korrik. Sfida miqësore u luajt në stadiumin e Laçit.

Screenshot 2026-07-25 194502

Për ekipin e Qatip Osmanit shënuan Bibo, Myrta dhe Stafa. Kurbinasit rikthehen në elitën e futbollit shqiptar, pasi qëndruan për sezon në Kategorinë e Parë.

Kukësi ndërkohë mbetet në të Parën. Verilindorët mposhtën Butrintin në finalen e pazakontë të “play out”.

PANORAMASPORT.AL