Wembanyama e zbulon: Ja pse hoqa dorë nga 51 milionë dollarë shtesa nga Spurs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 20:19

Wembanyama e zbulon: Ja pse hoqa dorë nga 51 milionë dollarë shtesa nga Spurs

Victor Wembanyama ka firmosur një zgjatje 5-vjeçare të kontratës me San Antonio Spurs, me vlerë 252 milionë dollarë. Qendra franceze vendosi të mos aktivizojë një klauzolë që do t’i siguronte edhe 51 milionë dollarë shtesë.

Screenshot 2026-07-25 201900

Kjo klauzolë do të hynte në fuqi nëse ai do të përzgjidhej në një nga ekipet “All-NBA” ose do të fitonte një çmim individual, si Mbrojtësi i Vitit apo MVP, përpara përfundimit të sezonit 2026/27. Me këtë vendim, 22-vjeçari zgjodhi të vendosë interesin e Spurs mbi përfitimin personal, duke hequr dorë nga mundësia për të arkëtuar 303 milionë dollarë gjatë 5 viteve të ardhshme.

“Ne kemi një skuadër të mirë. Kemi pasur një ecuri të shkëlqyer në ‘play off’ dhe një sezon shumë të mirë. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është potenciali ynë. Realiteti i NBA-së së sotme është se shumë skuadra nuk arrijnë ta shfrytëzojnë potencialin maksimal për shkak të kufizimeve financiare. Unë thjesht dua të sigurohem që kjo të mos na ndodhë kurrë neve”, deklaroi Wembanyama.

PANORAMASPORT.AL