Postuar: Korrik 25, 2026 | 20:45
VIDEO/ Supergol me roveshatë, dy pretendentët e Kategorisë së Parë masin forcat
Pogradeci dhe Besa luajtën sot një takim miqësor. Sfida u mbyll me barazim 1-1 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Fillimisht ishte Kristian Preknicaj që shënoi supergol me roveshatë. Ishte pikërisht minuta e 35-të, kur dërgoi topin në rrjetë.
Barazimi erdhi në pjesën e dytë. Bianor Neto riktheu baraspeshën me golin për Besën.
Të dyja ekipet janë pretendentë për ngjitjen në këtë sezon. Kujtojmë se në edicionin e kaluar ishin pjesë e “play off”.
Goli i Bianor Neto: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













