HISTORIKE/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë, debuton si titullar me Juventusin e Spaletit (VIDEO)
Sot, më 25 korrik, ishte një moment historik për Arman Durmishin. Trajneri Luçiano Spaleti e aktivizoi si titullar, ndërsa ishte ndeshja e dytë e fazës përgatitore. Këtë herë përballë bardhezinjve u vendos Standard i Liezh.

Sulmuesi i Shqipërisë U-19 u zëvendësua pas pjesës së parë, njësoj si pjesa tjetër. “Panorama Sport” ndërkohë ka ndarë dy video gjatë pjesës së parë.
Fillimisht ishte minuta e dhjetë, kur Durmishi goditi me kokë pas harkimit nga këndorja. Sulmuesi 18-vjeçar nuk pati shënjestrën e duhur.
Më pas pati një dyluftim në mesfushë. Aty ku edhe fitoi faull. Kujtojmë se Durmishi ishte golashënuesi kryesor për Juventusin e moshave në Primavera.
Gjuajtja me kokë: (VIDEO)
Dyluftimi në mesfushë: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.A













