Postuar: Korrik 25, 2026 | 22:46
Napoli përballë tifozëve, Alegri i përgjigjet thumbimit: Kush nuk kërcen është juventin? Prej 15 vitesh…
Skuadra e Napolit u prezantua zyrtarisht sot në Dimaro. Trajneri Masimiliano Alegri e nisi me batuta, pasi u ngacmua duke i përmendur Juventusin.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Këtë këngë, ‘Kush nuk kërcen është juventin’, e dëgjoj prej 15 vitesh dhe fatmirësisht jam mësuar me të.
I falenderoj të gjithë, duke nisur nga tifozët. Kemi zhvilluar një grumbullim të mrekullueshëm dhe i falënderojmë tifozët që kanë qenë pranë nesh.
Për mua është hera e parë që përjetoj një eksperiencë të tillë dhe kjo pjesë e parë e grumbullimit ka qenë fantastike. Falënderoj gjithashtu edhe Dimaron dhe gjithë rajonin e Trentinos për mikpritjen e madhe. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Alegri.
PANORAMASPORT.AL













