Mbrojti titullin, Janik Siner: Shpresoj që të kujtohem për njeriun që jam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 22:13

Mbrojti titullin, Janik Siner: Shpresoj që të kujtohem për njeriun që jam

Numri një i botës, Janik Siner, është shprehur shumë i kënaqur pas mbrojtjes së titullit në Uimbëlldon, duke theksuar se ai dhe skuadra e tij kanë nisur menjëherë punën për pjesën e dytë të sezonit.

siner

“Jemi padyshim shumë të lumtur që arritëm të mbrojmë titullin në Uimbëlldon. Së bashku me ekipin kemi filluar tashmë përgatitjet për këtë fazë të dytë të sezonit dhe rikthimin në turnetë që zhvillohen në fushat me sipërfaqe të fortë”, deklaroi Siner në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Secolo XIX”. Kampioni italian foli edhe për mënyrën se si dëshiron të kujtohet në të ardhmen.

“Pas dhjetë vitesh, përveç rezultateve sportive, do të doja që njerëzit të më kujtonin për njeriun që jam dhe për vlerat që më kanë përcjellë prindërit e mi. Shpresoj gjithashtu që dikush të më kujtojë edhe sepse është argëtuar duke ndjekur ndeshjet e mia”, u shpreh Siner. Në fund, tenisti italian rezervoi edhe disa fjalë mirënjohjeje për tifozët e vendit të tij.

PANORAMASPORT.AL