Postuar: Korrik 25, 2026 | 22:27
E mira e vetme për Tiranën kur ra nga kategoria, zyrtarizohet ndryshimi i papritur pas 6 viteve
Marveil Ndokyt do të provojë një eksperiencë të re. Ish-sulmuesi i Tiranës është larguar pas 6 vitesh nga Kroacia, për të firmosur në Marok. Ndokyt është prezantuar nga AS FAR Rabat.

28-vjeçari ishte shitje rekord nga Tirana në verën e vitit 2017. Asokohe, kartoni i tij u ble nga Getafe për 400 mijë euro dhe u regjistrua në ekipin B.
Dhe pse Tirana kalonte momentin më të errët në historinë e klubit, shitja e Ndokyt ishte moment i veçantë. Pas atij sezoni mund të shikohej edhe si e mira e vetme që rezultoi.
Ndokyt ishte zbulim i kryeqytetasve nga Kongo. Mbahet mend edhe si afrikani që shpërbleu besimin e drejtuesve, ndërsa shënoi edhe 7 gola.

PANORAMASPORT.AL













