Postuar: Korrik 25, 2026 | 22:58
Sfida delikate, UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë në Çeki
UEFA i ka besuar arbitrit shqiptar Florjan Lata drejtimin e ndeshjes mes Jablonec të Çekisë dhe Varazdin të Kroacisë. Një përballje e rezervuar më 30 korrik dhe që është në kuadër të Ligës së Konferencës

Në krah të tij do të jenë asistentët Erind Burgu dhe Egin Doda ndërsa detyrën e arbitrit të katërt do ta kryejë Ermis Çelaj.
Sfida mes Jablonec dhe Varazdin pritet të jetë mjaft e luftuar në Çeki, pasi të dy klubet synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre europian. Në sfidën e parë ishte Varazdin që fitoi 3 me 2.
FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL













