Mbyllje e pabesueshme e duelit Xhoshua-Prenga, mjaftojnë dy raunde boksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 0:38

Mbyllje e pabesueshme e duelit Xhoshua-Prenga, mjaftojnë dy raunde boksi

Kristian Prenga u vendos më 26 korrik përballë Antoni Xhoshua. Pas dy raundeve, Xhoshua ia doli të fitonte.

Screenshot 2026-07-26 003414

Raundi i parë e pa Prengën të ëndërronte fitoren pasi pati dy nokaut ndaj Xhoshaus. Raundi i dytë ndryshoi çdo gjë dhe ishte vetëm ky i fundit që dominonte.

Për herë të parë një boksieri shqiptar iu besuar për një përballje e tillë. Xhoshua më parë ishte kampion në peshat e rënda dhe po ashtu konsiderohej si një nga boksierët më të mëdhenj.

Në Xhedah të Arabisë Saudite, u konfirmua rikthimi i Xhoshuas. Tani është radha për duelin me Tajson Fjuri.

Kujtojmë se Prenga regjistron 20 fitore në karrierë dhe të gjitha me nokaut. Për të ishte humbja e dytë në karrierë

NGJARJET KRYESORE

Raundi i dytë- Vetëm Xhoshua në ring. Fiton me nokaut pas disa goditjeve ndaj Prengës. (VIDEO)

Screenshot 2026-07-26 003802

Raundi i parë- Prenga e mbyll me dominim raundin e parë. Xhoshua pësoi nokaut pas disa sekondave dhe më pas sërish një tjetër më vonë. (VIDEO)

Screenshot 2026-07-26 003414

26 korrik, ora 00:15- Kristian Prenga i drejtohet ringut.

Screenshot 2026-07-26 001732

25 korrik, ora 23:20- Çdo gjë gati. Kristian Prenga dhe Antoni Xhoshua do të jenë ata që dalin në ring pas përballjes aktuale.

bandicam 2026-07-25 23-20-22-556

PANORAMASPORT.AL