Risia nga klubi i Seria A, Komo merr vendimin drastik për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 0:01

Risia nga klubi i Seria A, Komo merr vendimin drastik për sezonin e ri

Komo 1907 është një nga klubet e para në botë që ka vendosur të ndalojë përdorimin e goditjes me kokë në të gjitha ekipet e Akademisë së tij të moshave të reja. Masa synon të luftojë efektet afatgjata të mikrotraumave në kokë, një çështje që është diskutuar prej kohësh në futboll.

Screenshot 2026-07-25 234415

Klubi italian ka njoftuar: “Komo konfirmon sot një qasje të re për të gjithë Akademinë në lidhje me menaxhimin e goditjes me kokë, e menduar për të reduktuar goditjet e panevojshme në kokë, për të mbrojtur mirëqenien e lojtarëve dhe për të favorizuar një zhvillim teknik më efektiv në planin afatgjatë. Ndryshimet bazohen në një ide të thjeshtë.

Të mbrohen para së gjithash lojtarët e rinj dhe më pas t’u mësohet teknika e goditjes me kokë në mënyrë të kontrolluar, kur ata të jenë gati. Në grupmoshat më të vogla, fokusi do të jetë më shumë te kontakti me topin, aftësia për të marrë vendime, loja reale dhe një proces i qartë zhvillimi që ndërton besimin dhe teknikën hap pas hapi. Kjo qasje ndjek udhëzimet më të fundit për futbollin e të rinjve, të cilat synojnë të reduktojnë ekspozimin e panevojshëm ndaj goditjeve me kokë në moshat e vogla, duke e futur gradualisht këtë element teknik ndërsa lojtarët përparojnë në procesin e tyre të rritjes”, shkruante klubi.

Komo 1907 ka bërë të ditur gjithashtu se në të gjithë Akademinë do të vazhdojë të menaxhojë me kujdes ekspozimin ndaj goditjeve me kokë pranë periudhave të ndeshjeve. Trajnerëve u është kërkuar që të shmangin ngarkesat e panevojshme me ushtrime të goditjeve me kokë në periudhën menjëherë para dhe pas ndeshjeve.

Ish-futbollisti francez Rafael Varan, anëtar i Bordit të Edukimit të Komo 1907, tha: “Kam folur disa herë për nevojën që të marrim seriozisht goditjet në kokë në futboll dhe për rëndësinë absolute të mbrojtjes së fëmijëve tanë. Për lojtarët e rinj, qasja më e mirë përfshin rregulla të qarta, edukim të mirë, ndërgjegjësim dhe një kulturë ku mirëqenia dhe siguria vendosen mbi gjithçka. Ky proces redukton kontaktet e panevojshme në moshat e vogla, kur truri është ende në zhvillim, dhe më pas mëson teknikën e goditjes me kokë në mënyrën e duhur, hap pas hapi dhe me kontrollin e nevojshëm”.

PANORAMASPORT.AL