I bashkon fati në momentin e duhur, Ernest Muçi takohet me Frankfurtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 23:39

I bashkon fati në momentin e duhur, Ernest Muçi takohet me Frankfurtin

Trabzonspori rikthehet nesër në fushë. Sfida e 25 korrikut me Eintraht Frankfurt vlen për fazën përgatitore.

muci

Ky takim në Austri nis në orën 15:30. Vëmendje të veçantë ka edhe Ernest Muçi.

Muçi është treguar në radarin e Frankfurtit gjatë merkatos së verës. Ndaj edhe përballja me ekipin gjerman mund të shërbejë për sinjale pozitive.

25-vjeçar ishte lojtar kyç në Trabzon gjatë edicionit të kaluar. Në total shënoi 15 gola, ndërsa asistoi edhe 9 të tjerë. Asnjëherë tjetër nuk kishte bërë kaq mirë në një sezon.

PANORAMASPORT.AL