Postuar: Korrik 26, 2026 | 8:53
Flamurtari i Kërnajës bën “autokritikë”, kuqezinjtë mposhtin me 3 gola në miqësore rivalët e drejtpërdrejtë
Flamurtari i trajnerit Kërnaja, duket se ka bërë “autokritikë” pas humbjes në miqësore ndaj Laçit, teksa ditën e shtunë mposhti me rezultatin e pastër 3 me 0 Bylisin e trajnerit Rustemi në testin e radhës të zhvilluar në Vlorë.

Autorët e golave që vulosën këtë fitore ishin Keneth, Pjeshka dhe Diane. Vlen të theksohet fakti, se Bylisi do të jetë një ndër rivalët e drejpërdrejtë të Flamurtarit në edicionin e ri futbollistik, ku objektivi i vetëm për të dyja skuadrat do të jetë rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













