Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Jasir Asani bën njoftimin zyrtar për të ardhmen
Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Jasir Asani rikthehet tek e Esteghlal në Iran. Ka qenë vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare, që nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të “Instagramit”, ka vendosur pikat mbi “I”.

Disa ditë më parë u raportua për prishjen e kontratës nga ana e Asanit. Ndërkohë situata ka ndryshuar dhe Asani bashkohet kështu me Esteghlalin.
“Të dashur tifozë të Esteghlalit! Që nga sot jam këtu me gjithë zemër, përkrah klubit më të madh në Iran dhe tifozëve të tij plot dashuri e besnikëri. Shpresoj që, dorë për dore, të përjetojmë ditë të mëdha, të krijojmë kujtime të paharrueshme dhe të festojmë edhe më shumë suksese me Esteghlalin. Mezi pres t’ju takoj”, shkroi Asani në “Instagram”.
Rreth 850 mijë euro u paguan në verën e kaluar, për transferimin nga Guangju. Asani ndërkohë shënoi 13 gola, ndërsa regjistroi 29 paraqitje.
PANORAMASPORT.AL













