Buzëqeshin kryeqytetasit e Ilir Dajës, 3 lojtarë më shumë për kthimin ndaj Aluminit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 10:15

Buzëqeshin kryeqytetasit e Ilir Dajës, 3 lojtarë më shumë për kthimin ndaj Aluminit

Më 30 korrik do të luhet ndeshja e kthimit për Dinamon në arenën europiane, ndërsa skuadra kryeqytetase do të ketë tre përforcime të rëndësishme në dispozicion. Malomo, Xhejms dhe Koma pritet t’i bashkohen ekipit pas mungesës në takimin e parë.

dinamo

Tre lojtarët nuk udhëtuan në sfi dën e parë pasi nuk arritën të siguronin vizat në kohë dhe mbetën në Shqipëri. Kjo i detyroi blutë të përballeshin me një situatë të vështirë, duke pasur më pak alternativa në dispozicion. Rikthimi i Malomos, Xhejmsit dhe Kom ës është një lajm pozitiv për trajnerin Ilir Daja, i cili tashmë do të ketë një grup më të plotë për përballjen e 30 korrikut në Elbasan.

Tre futbollistët pritet të jenë forcë e shtuar për blutë dhe t’i japin më shumë mundësi stafi t teknik për të zgjedhur formacionin më të mirë në një ndeshje ku Dinamos i duhet maksimumi për të siguruar kualifi kimin.

PANORAMASPORT.AL