E ardhmja e Dushan Vlahoviç, sulmuesi serb ende pa skuadër
E ardhmja e Dushan Vllahoviçit vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi serb, pas prishjes së marrëdhënieve me Juventusin dhe dështimit të marrëveshjes për rinovimin e kontratës, është i lirë që prej 1 korrikut, por deri tani nuk ka marrë një ofertë konkrete.

Madje, ditët e fundit është folur edhe për një afrim të mundshëm me bardhezinjtë, sidomos pas mesazhit të dhënë nga Luçiano Spaleti, i cili do të ishte i gatshëm ta kishte sërish në dispozicion, por me kusht që këtë herë të jetë vetë lojtari ai që të kërkojë rikthimin te Kontinasa për të rihapur bisedimet. Për momentin, megjithatë, nuk ka pasur asnjë tentativë konkrete nga ana e sulmuesit serb për t’u rikthyer te Juventusi.
Përfaqësuesit e tij po vazhdojnë të kërkojnë një klub në Europë, duke kontaktuar skuadra të mëdha, por shumica prej tyre prej kohësh janë përqendruar te objektiva të tjerë. Mundësia më konkrete deri tani mbetet ajo e Beshiktashit.
PANORAMASPORT.AL













