Kesie prioritet i Juventusit, në garë për ish-mesfushorin e Milanit futet edhe… Roma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 12:53

Kesie prioritet i Juventusit, në garë për ish-mesfushorin e Milanit futet edhe… Roma

Mesfushori i Al-Ahlit është objektivi kryesor i Juventusit për të përforcuar repartin e mesfushës, por para se të hidhet në sulm për të, klubi bardhezi duhet të kryejë disa largime. Ndërkohë, rritet konkurrenca e Romës, e gatshme të ndërhyjë nëse largohet Manu Kone.

kesie

Juventusi vazhdon punën për të forcuar mesfushën dhe emri i parë në listën e dëshirave mbetet ai i Frank Kesiesë. Kontaktet mes klubit torinez dhe përfaqësuesve të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë kanë vazhduar prej disa javësh, por përpara se të bëjë ofertën përfundimtare, shoqëria duhet të zgjidhë disa çështje që lidhen me largimet dhe kostot e operacionit.

Pengesa është paga Problemi kryesor lidhet me pagën e lojtarit. Pas një oferte fillestare prej 3.5 milionë eurosh në sezon, e refuzuar nga futbollisti, Juventusi është gati të rrisë propozimin deri në 4.5 milionë euro në sezon, duke shtuar edhe një bonus nënshkrimi në vlerën e një viti page.

Megjithatë, për momentin diferenca mes kërkesës së lojtarit dhe ofertës së klubit mbetet ende e konsiderueshme. Përpara se të tentojë goditjen për Kesien, Juventusi duhet gjithashtu të shkurtojë repartin e mesfushës. Disa lojtarë janë në listën e largimeve dhe vetëm pas shitjeve të mundshme klubi mund të krijojë hapësirën fi nanciare dhe sportive për afrimin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Roma hyn në garë për Kesien Ndërkohë, konkurrenca për lojtarin është rritur. Edhe Roma po monitoron situatën dhe mund të bëjë lëvizjen e saj nëse Manu Kone largohet nga kryeqytetasit. Për Kesien janë gjithashtu të interesuara disa klube nga Arabia Saudite. Për këtë arsye, Juventusi po vlerëson edhe alternativa të tjera. Një prej tyre është Andre, mesfushori brazilian i Korinthiansit, i cili ndiqet edhe nga Fenerbahçja. Klubi brazilian kërkon për kartonin e tij 18 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse.

PANORAMASPORT.AL