Postuar: Korrik 26, 2026 | 18:15
VIDEO/ La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori tund rrjetën e Interit që në debutim
Tim Civeja ka tundur rrjetën në ndeshjen e parë me Karlsruher. Mesfushori shqiptar gjeti golin ndaj Interit në miqësore, ndërsa regjistrohej minuta e 50-të.

Civeja përfitoi nga një pasim në zonë dhe e dërgoi topin me lehtësi në rrjetë. Kështu u zhbllokua edhe rezultati(1-0), duke kaluar Karlsruherin në avantazh.
Kujtojmë se Civeja ishte pjesë e moshave të Gjermanisë. 24-vjeçari kaloi më pas te Shqipëria, ndërsa asnjëherë nuk është ftuar nga ekipi i parë. Gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm në Gjermani.
Goli i Tim Civejas: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













