“Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh”, reagon Kristian Prenga: Raundi i parë më tregoi se…
Kristian Prenga u mposht mbrëmjen e djeshme në raundin e dytë me nokaut nga ish-kampioni i botës, Antoni Xhoshua. Në lidhje më këtë duel, boksieri shqiptar, ka reaguar në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa premton se do të rikthehet më i fortë.

“Të ndaja ringun me një kampion si Anthony Joshua ishte një eksperiencë shumë e rendesishme. Respekt maksimal për të dhe për fitoren. Raundi i parë me tregoi se mund të përballemi me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë ta ndryshon fatin. Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh. Kjo ndeshje nuk më thyen.
Do ta përdor këtë eksperiencë për t’u rikthyer shumë më i fortë. Ndjekësve të mi shqiptarë u kërkoj ndjesë që nuk ju solla fitoren, faleminderit Zotit për çdo gjë! Zoti i bekoftë shqiptarët”, shkroi Prenga në “Facebook”.
PANORAMASPORT.AL













