Debutoi si titullar me Juventusin e Spaletit, talenti Durmishi: Ky është vetëm fillimi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 14:18

Debutoi si titullar me Juventusin e Spaletit, talenti Durmishi: Ky është vetëm fillimi…

Data 25 korrik do të mbahet mend gjatë nga talenti shqiptar Arman Durmishi, i cili bëri debutimin me fanellën e ekipit të parë të Juventusit, në testin miqësor ndaj Standardit të Liezhit që përfundoi me rezultatin 0-1 për bardhezinjtë. Sulmuesi i Shqipërisë U-19 e nisi si titullar, teksa u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.

durmishi juventus

Në lidhje më këtë debutim historik, talenti shqiptar, ka shkruar edhe disa fjalë zemre në rrjetin social “Instagram”, duke premtuar se ky është vetëm fillimi.

juve durmishi

“Dje pata nderin të debutoj me ekipin e parë të Juventusit. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë njerëzve që kanë qenë pranë meje, më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar të arrij deri këtu. Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë mundësi, por e di se ky është vetëm fillimi”, shkroi Arman Durmishi.


View this post on Instagram

A post shared by AD🤹 (@arman_durmisii)

PANORAMASPORT.AL

HISTORIKE/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë, debuton si titullar me Juventusin e Spaletit (VIDEO)