Sllovenët besojnë te kualifikimi, trajneri i Aluminit: Dinamo pati vetëm 2 raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 14:44

Sllovenët besojnë te kualifikimi, trajneri i Aluminit: Dinamo pati vetëm 2 raste

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë evropiane ndaj Dinamos, trajneri i Alumini, Jura Arsiç, ka theksuar se ekipi i tij mbetet plotësisht në garë për kalimin në raundin tjetër të kualifi kimeve të Ligës së Konferencës. Alumini arriti të shmangë humbjen në stadiumin “Ljudski vrt”, pasi Vrbanec shënoi golin e parë historik të klubit në kompeticionet evropiane dhe barazoi rezultatin.

hq720

Pas një pjese të parë të vështirë, skuadra sllovene reagoi në fundin e ndeshjes dhe siguroi një rezultat që e mban të hapur duelin për kualifi kim. “Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Dinamo u tregua një kundërshtar shumë cilësor, por këtë e dinim dhe e kishim parashikuar. Fatkeqësisht bëmë një gabim individual, por ai nuk ishte vendimtar dhe për fat nuk na kushtoi. Gjatë gjithë kohës besuam se mund të ishim aktivë në rezultat.

Në pjesën e dytë treguam shumë më tepër në fazën sulmuese dhe rregulluam në detaje edhe fazën e mbrojtjes, pasi kundërshtarit i lejuam vetëm një ose dy raste. Me 30 minutat e fundit jam shumë i kënaqur. Mbi këtë do të ndërtojmë të ardhmen tonë. Djemtë treguan karakter të jashtëzakonshëm, ishin të guximshëm dhe u shpërblyen me gol.

Kjo është rruga e duhur. Kemi ende mundësi të mëdha për kualifi kim, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Rezultati është aktiv, ndërsa vendimi do të merret në ndeshjen e kthimit. Kemi një mundësi të mirë për t’i analizuar ata, por mbi të gjitha duhet të gjejmë brenda vetes atë që bëmë në 30 minutat e fundit dhe të vazhdojmë me mençuri, qetësi dhe karakter garues drejt raundit tjetër”, u shpreh trajneri i skuadrës slloveni.

PANORAMASPORT.AL