Mançester Siti reagon për Rodrin: Ja si qëndron e vërteta
Mançester Siti ka mohuar raportimet se ka pranuar ofertë nga Real Madridi për transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri. Sipas gazetës “AS”, drejtuesit e klubit anglez kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar apo negociata mes dy klubeve për yllin e tyre.

Spekulimet për një kalim të Rodrit në Madrid janë shtuar pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës, ku ai riktheu vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Megjithatë, Siti mbetet i qetë dhe synon ta mbajë lojtarin, kontrata e të cilit vazhdon të jetë aktive me klubin anglez. Deri tani, mes Real Madridit dhe Mançester Sitit nuk ka pasur bisedime apo marrëveshje për transferimin e mesfushorit spanjoll, i cili ndërkaq do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në shpinë.
Rinovojnë Doku dhe Khusanov – Mançester Siti ka siguruar të ardhmen e dy prej futbollistëve të saj më premtues, Zheremi Doku dhe Abdukodir Khusanov kanë vazhduar kontratat me klubin anglez deri në qershor të vitit 2031.
Sulmuesi belg iu bashkua “Citizens” në vitin 2023 nga Rennes-i dhe ka qenë një prej lojtarëve më të rrezikshëm në repartin sulmues falë shpejtësisë dhe aftësive të tij në driblim. Ndërkohë, mbrojtësi uzbek u transferua te Siti në janar të vitit 2025 dhe ka bindur klubin me paraqitjet e tij të mira në prapavijë.
Me këto rinovime, klubi i Sitit vazhdon projektin afatgjatë të ndërtimit të skuadrës, duke mbajtur në “Etihad” dy lojtarë që konsiderohen pjesë e rëndësishme e së ardhmes së klubit.
PANORAMASPORT.AL













