Nuk e diskutojnë aspak, te Trabzonspori mbeten të mahnitur me Ernest Muçin
Ernest Muçi është ylli që po tërheq vëmendjen gjatë fazës përgatitore të Trabzonsporit. “Taka Gazete” që është pranë klubit turk i kushton një artikull pikërisht Muçit.

Foto: Kopertina e përdorur për të treguar se Muçi nuk e diskuton vendin e titullarit te Trabzonspori
Ritmi i lartë dhe performanca në Austri ku po zhvillohet faza përgatitore, kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e trajnerit Fatih Teke. Dhe pse do të ketë rivalitet në fazën ofensive, numri 10 nuk do e diskutojë vendin e tij nëse qëndron.
Për Muçin kanë qarkulluar disa skuadra deri tani. Bëhet fjalë për kampionatet kryesore të Europës si Itali, Gjermani dhe Angli.
Sot ndërkohë u luajt miqësorja me Frankfurt, që u fitua me rezultatin 0-3 nga klubi gjerman. Muçi ishte pjesë e lojtarëve që u aktivizuan sapo filloi pjesa e dytë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













