Plas tek Italia për stolin, Pirlo përballet me pengesën e madhe dhe rrezikon emërimin  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 16:34

Plas tek Italia për stolin, Pirlo përballet me pengesën e madhe dhe rrezikon emërimin  

Andrea Pirlo u zgjodh si pasuesi i Xhenaro Gatuzos në krye të Italisë. Ky i fundit u largua në muajin prill, pasi dështoi që të kualifikohej në Botëror. Në Itali është krijuar mjaft tension sot, pikërisht për Pirlon.

Screenshot 2026-07-26 163420

Ish-mesfushori legjendar është ambasador global i një faqe ruse bastesh. Për këtë edhe janë shkaktuar reagime të shumta në itali.

Madje edhe politika është përfshirë, aq sa i është bërë thirrje presidentit të federatës që të heqë dorë nga kjo zgjedhje. Gabriele Malago është i shtyrë ndërkohë nga drejtori Maldini.

Tashmë që lidhja me rusët është kthyer në problem, çdo gjë ka mbetur në ajër. Dita e martë është menduar si ajo e prezantimit.

PANORAMASPORT.AL