Armando Broja përjashtohet nga ekipi? Trajneri i ri i merr vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 16:17

Armando Broja përjashtohet nga ekipi? Trajneri i ri i merr vendimin drastik

Armando Broja nuk u përfshi me Bërnli sot në miqësoren ndaj Ajaksit. Sfida u luajt në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, ndërsa Ajaksi fitoi 2 me 1.

Armando Broja

Ky zhvillim padyshim që është shqetësues për Brojën. Kjo pasi deri tani nuk është raportuar nëse vuan nga ndonjë dëmtim në fazën përgatitore.

Trajneri Niki Hajen e kishte ndjen e dytë në krye. Pasi Broja e nisi si titullar ndaj Kolumbus Crë dhe Real Salt Lake në Amerikë, është përballur me faktin që në Europë nuk mori minuta.

Për 24-vjeçari është treguar interes nga Seria A. Konkretisht është lakuar emri i Kaljarit gjatë merkatos së verës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL