VIDEO/ Supergol në debutim nga Erald Maksuti, ish-sulmuesi shkodran i Flamurtarit shkëlqen në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 17:56

VIDEO/ Supergol në debutim nga Erald Maksuti, ish-sulmuesi shkodran i Flamurtarit shkëlqen në Rusi

Erald Maksuti realizoi në debutim me Akhmat Groznin. Për ish-sulmuesin e Flamurtarit mjaftuan pesë minuta që të shkonte te goli, pasi ishte minuta e 78-të kur u aktivizua kundër Lokomotivës së Moskës.

bandicam 2026-07-26 17-49-27-070

Sfida e javës së parë në kampionatin rus u vulos pikërisht nga Maksuti. Ekipet ndanë pikët pas barazimit 1 me 1.

Kujtojmë se kartoni i Maksutit u ble në merkaton e verës nga Akhmat. Aventura e re ka nisur me këmbën e mbarë për futbollistin shkodran.

22-vjeçari bënte mjaft mirë në edicionin e kaluar. Megjithatë, Flamurtari nuk e shmangu rënien nga kategoria.

Goli i Maksutit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL