Postuar: Korrik 26, 2026 | 18:31
VIDEO/ Spektakël i Interit në fund, prish festën pas golit të mesfushorit që la Gjermaninë për Shqipërinë
Interi mbylli sot fazën përgatitore në Gjermani. Zikaltërit fituan 1 me 2 ndaj Karlsruher.

Fillimisht ishte Tim Civeja që dërgoi topin në rrjetë te Karlsruher. Mesfushori shqiptar e kishte edhe debutimin e tij me klubin e Bundesligës 2 të Gjermanisë.
Civeja u aktivizua në pjesën e dytë. Goli i erdhi në minutën e 50-të, ndërsa mesfushori shqiptar e bëri të dukej çdo gjë e lehtë. Përmbysja e rezultatit erdhi në kohën shtesë. Atëherë kur Diouf shënoi dy supergola njëri pas tjetrit. Kujtojmë se Kristjan Asllani nuk ishte në këtë takim për shkak dëmtimi.
Goli i Tim Civejas: (VIDEO)
Goli i parë i Diouf: (VIDEO)
Goli i dytë i Diouf: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













