Çmenduritë e shpikura pas finales me Spanjën/ “Ajo e Kubarsit ishte gol” dhe teoritë e tjera fanta-shkencore në Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 23:51

Çmenduritë e shpikura pas finales me Spanjën/ “Ajo e Kubarsit ishte gol” dhe teoritë e tjera fanta-shkencore në Argjentinë

Teoritë konspirative që kanë ardhur nga Argjentina, veçanërisht nga krijues përmbajtjesh që fi tojnë para nga polemikat, kanë arritur nivele që meritojnë analizë. Fatmirësisht, mediat tradicionale nuk i kanë marrë seriozisht këto ekzagjerime, por shumë tifozë, ndonjëherë dhjetëra mijëra prej tyre, shumë fanatikë, kanë nevojë për shpjegime mistike për atë që ishte thjesht një humbje ndaj një kundërshtari më të mirë.

infantino

Gjërat kanë shkuar aq larg me teorinë virale se “diçka ndodhi”, duke u bazuar edhe te motivimi i dhënë nga Mesi para ndeshjes, saqë vetë Lionel Skaloni, një legjendë si Kempesi apo edhe vetë Federata Argjentinase e Futbollit (AFA), u është dashur të frenojnë përhapjen e këtyre ideve. Teoria më e fundit është ajo sipas së cilës topi i Kubarsit, në minutën e fundit, në të vërtetë hyri në portën e Unai Simonit. Ne kemi mbledhur 13 teori që gjithçka të tingëllojë edhe më konspirative.

1. TOPI HYRI

“Ju kujtohet që më parë portierët kontrollonin portën? Shtyllat, rrjetën dhe gjendjen e saj. Diçka që nuk e pashë në këtë Botëror. Mos vallë topi e kaloi rrjetën?” Ky është pretendimi i fundit i një përdoruesi që këmbëngul se topi hyri në atë largim të jashtëzakonshëm të Kubarsit. Hija e topit pranë vijës së portës i jep “të drejtë” këtij versioni, i cili shoqërohet edhe me një teori tjetër, çipi që ndodhet brenda topit mund të manipulohet dhe topi mund të lëvizë sipas dëshirës së atyre që e kontrollojnë.

2. U KËRCËNUAN FAMILJET: ARGJENTINA NUK MUND TË FITONTE

“Lojtarët argjentinas dhe familjet e tyre u kërcënuan. Ata nuk mund ta fi tonin atë fi nale. Informacioni vjen nga drejtues të futbollit argjentinas që ishin në Shtetet e Bashkuara”. Ky ishte pretendimi i gazetarit Sergio Oviedo. Sipas “burimeve” të tjera, të gjitha familjet pa përjashtim ishin nën presion dhe kjo ishte arsyeja pse shumë prej tyre nuk shkuan në fi nale.

3. KONTROLL ANTIDOPING I PAPARALAJMËRUAR

FIFA, sipas kësaj teorie, i nënshtroi kombëtares argjentinase një kontroll antidoping në minutat e fundit, pak para daljes në fushë, duke ndikuar në përgatitjen fi zike dhe psikologjike të lojtarëve. FIFA konfi rmoi se procedurat mjekësore u zhvilluan sipas standardeve normale të turneut dhe delegacioni argjentinas nuk raportoi asnjë parregullsi. Sigurisht, disa rikujtojnë Botërorin e vitit 1994 dhe rastin e famshëm të testit pozitiv të Diego Maradonës, me deklaratën e tij: “Më prenë këmbët”.

4. NJË PLAN I TRAMPIT

Sipas kësaj teorie, Argjentina humbi si pjesë e një plani më të madh të organizuar nga shumë faktorë ndërkombëtarë që ishin kundër vendit. Pretendohet se gjithçka lidhet edhe me pankartën për Malvinat pas ndeshjeve me Anglinë. Sipas mbështetësve të kësaj ideje, “videoja e tregon qartë”.

5. QEVERIA BRITANIKE

Vazhdojmë me çështjen e Malvinave. Sipas kësaj teorie, Infantino i kishte thënë Mesit se duhej të dorëzonte trofeun, pasi Argjentina nuk mund të përjashtohej më nga turneu sepse “gjithçka ishte shitur paraprakisht”. Nëse jo, pretendohet se do të kishte pasoja për 10 vite. “Qeveria britanike bëri që FIFA të merrte masa ekstreme ndaj kombëtares argjentinase. Sa rastësi që Licha dhe Cuti, të cilët ngritën fl amurin e Malvinave, u dëmtuan”, shkruante një përdorues në TikTok.

6. URDHRI HISTORIK I FIFA-s

“Nuk mund të ketë një kampion dy herë radhazi”. Sipas kësaj teorie, Argjentina nuk mund të fi tonte sepse duhej një kampion europian për “arsye tregtare, televizive ose politike”. Kjo teori harron faktin se Italia dhe Brazili kanë fi tuar dy Botërorë radhazi në periudha të ndryshme.

7. INFANTINO DUHET TË RIZGJIDHEJ

Sipas një tjetër teorie, Infantino kishte bërë marrëveshje me UEFA-n që Spanja të fi tonte Botërorin në këmbim të mbështetjes së bllokut europian dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) për rizgjedhjen e tij në vitin 2027. Sipas kësaj ideje, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, do ta kishte kërcënuar Infantinon se nuk do ta mbështeste nëse Argjentina do të bëhej kampione. Pretendohet se lojtarët argjentinas u dorëzuan për shkak të presionit. Vetëm tre postime në rrjetet sociale që përhapin këtë teori, pa paraqitur prova, kanë marrë mbi dy milionë shikime.

8. FBI DONTE TË ARRESTONTE “ÇIKI” TAPIAN NË STADIUM

Sipas kësaj teorie, gjithë kjo situatë ndodhi pak minuta para ndeshjes, madje edhe në dhomat e zhveshjes, duke ndikuar te lojtarët. Më pas, sipas pretendimit, FBI-ja i konfi skoi telefonin Tapias në aeroport dhe mbajti avionin e kthimit për dy orë. AFA është detyruar ta mohojë këtë lajm. Ajo që është e vërtetë është se drejtësia amerikane po heton disa operacione tregtare të lidhura me AFA-n dhe ka kërkuar informacione për komunikimet që lidhen me Klaudio “Çiki” Tapian dhe drejtues të tjerë.

9. TEORIA E MASONËVE DHE RITUALI I “TRANSFERIMIT TË ENTITETIT”

Kjo është një teori për t’u parë me kokoshka. Gjithçka nis nga fotografi a e famshme ku Lionel Mesi mban në krahë Lamin Jamalin kur ai ishte bebe. Një rastësi mes miliona të tjerave interpretohet si një ritual masonik inicimi ose një “transferim entiteti”. Sipas tyre, Barcelona funksionon si një “klub masonik” dhe elementi i ujit në foto simbolizon një “pagëzim” për të kaluar dominimin futbollistik nga Amerika e Jugut në Europë. Mesazhet lidhin gjithashtu skena të ndryshme me numra të fi nales, por nuk paraqesin dokumente, dëshmi apo prova të verifi kueshme. Ata analizuan datën e fi nales, minutën e golit në shtesë (106’) dhe strukturën gjeometrike të stadiumit MetLife, duke kërkuar lidhje me numra të lidhur me masonerinë ose “elitat globale”. Edhe pretendimi se në disa transmetime televizive kishte një simbol masonik në stemën e fl amurit argjentinas ka nxitur disa tifozë.

10. LUANIN KEQ PËR SHKAK TË BASTEVE SPORTIVE

Disa pretendojnë se dëmtimet e Lisandro Martinezit dhe Romeros, si dhe fakti që Argjentina nuk goditi pothuajse fare portën dhe luajti shumë e tërhequr, erdhën si pasojë e marrëveshjeve me kompanitë e basteve. Sipas kësaj teorie, nuk ishte Spanja që ia imponoi lojën Argjentinës.

11. SPANJA I DHA BAZAT E SAJ SHBA-SË NË KËMBIM TË BOTËRORIT

Një teori pretendon se Spanja ra dakord t’i lejonte SHBA-së përdorimin e bazave ushtarake të Rota dhe Morón për sulme ndaj Iranit në këmbim të fitimit të Botërorit. Publikimet nuk paraqesin dokumente, dëshmi apo informacione të verifi – kueshme për një marrëveshje të tillë. Për më tepër, kjo bie ndesh me qëndrimin zyrtar të qeverisë spanjolle, e cila disa muaj para fi nales kishte mohuar përdorimin e këtyre bazave për sulme ndaj Iranit.

12. TIFOZËT “U SHKARKUAN NGA ENERGJIA”, MAGJI DHE BESTYTNI

Shumë tifozë flasin për “humbje energjie” te lojtarët dhe mbështetësit. Ata pretendojnë se “diçka e çuditshme” ndodhi dhe se “elitat” ose “sistemi” ndërhynë në mënyrë energjetike sepse “donin Spanjën kampione”. Vetëm dy video në “TikTok” që përhapin këto pretendime kanë marrë mbi tetë milionë shikime. Versione të tjera flasin për magji të zezë dhe madje pretendojnë se kanë marrë konfi rmime “nga bota tjetër”.

13. DHE SIGURISHT… ARBITRI

Edhe gjykimi i Slavko Vinçiçit është vënë në dyshim nga shumë tifozë argjentinas. Madje janë mbledhur rreth 100 mijë fi rma në Change. org për të kërkuar përsëritjen e fi nales, duke akuzuar arbitrin për një paraqitje “të diskutueshme dhe të korruptuar”. Sipas pretendimeve, arbitri “ishte blerë për të ndikuar rezultatin e ndeshjes”. Humbja e Argjentinës në finale ka sjellë një valë të madhe teorish konspirative, por në fund futbolli u vendos në fushë, Spanja ishte më e mirë dhe fitoi trofeun.

PANORAMASPORT.AL