Postuar: Korrik 26, 2026 | 20:19
FOTO/ E rrallë, Jasir Asani përballet me një “çmenduri” pas vendimit të fundit
Jasir Asani konfirmoi sot rikthimin tek Esteghal, pikërisht ashtu siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare publikoi një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Kaq ka mjaftuar që mijëra tifozë të Esteghlal të shpërthenin me komente. Rreth 17 mijë e 700 komente janë regjistrua vetëm te postimi në fjalë.
Esteghlal gëzon shumë mbështetje në Iran. Tifozët nuk e kishin pritur mirë lajmin për largimin e Asanit, ndërsa ky i fundit u kthye pasi situata u rregullua.
Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit të mbetur kontratë. Nga edicioni i kaluar ka kujtimin e 13 golave dhe 4 asistimeve, para se kampionati të ndërpritej në muajin shkurt.

PANORAMASPORT.AL













