E pakuptimtë, nuk ka dyshime për Musialën te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 20:03

E pakuptimtë, nuk ka dyshime për Musialën te Bajerni

A mund ta huazojë Bajerni Jamal Musialën te Gallatasaraji? Duket se nuk ka asnjë të vërtetë pas këtyre spekulimeve të bujshme.

Musiala

“Kjo është absolutisht e pakuptimtë, sigurisht,” thuhet në podkastin e Bild. Me fjalë të tjera: Musiala nuk do të transferohet te Gallatasaraji.

Musiala është pjesë e rëndësishme e planeve të Bajernit në Mynih. 23 vjeçari ka një kontratë afatgjatë me klubin deri në vitin 2030. Klubi bavarez shpreson që ylli të rikthehet në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm.

Sipas “Kicker”, numri 10 i Bajernit do të nis stërvitjen individuale në Mhynih më 31 korrik. Për këtë arsye, Musiala nuk do të udhëtojë me skuadrën bavareze në turneun aziatik (nga 1 deri më 8 gusht). Bajerni do ta nis sezonin zyrtar më 22 gusht me një ndeshje në transfertë ndaj Borusia Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL