VIDEO/ Partizani-Skënderbeu mbyllet me dy gola, fitore e pastër në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 19:45

VIDEO/ Partizani-Skënderbeu mbyllet me dy gola, fitore e pastër në Pogradec

Partizani ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0. Miqësorja u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Screenshot 2026-07-26 183557

Fillimisht ishte kapiteni Xhuliano Skuka që dërgoi topin në rrjetë, pikërisht nga penalltia e minutës së 37-të. Skuka po mbante numrin 34, që më parë i përkiste Saliu Sembene. Ky i fundit është larguar nga Partizani pas përfundimit të kontratës, ndërsa edhe pse kishte premtuar rikthimin diçka e tillë nuk po ndodh.

Rezultatin e vulosi Rouen Hjumen përballë ekipit të Julian Ahmatajt. Mesfushori i kryeqytetasve shënoi për rezultatin 2 me 0 në minutën e 81-të.

Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Bratu në krye të “demave”. Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ishte Besa që fitoi 2 me 1.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PARTIZANI 2-0 SKËNDERBEU

37′(p) Skuka, 81′ Hjumen

Goli i Skukës: (VIDEO)

Goli i Hjumen nga “Partizani Channel”: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Qirko, Vata, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Doumbia, Ismaili, Human, Keko, Skuka, Sidibe

Trajner: Florin Bratu

Skënderbeu: Alia; Vangjeli, Lleshi, Lagonidhi, Shaqe, Janaqi, Drame, Abubakae, Diallo, Bismark, Shkëmbi

Trajner: Julian Ahmataj

PANORAMASPORT.AL