Dopietë e sulmuesit të lindur në Zvicër dhe goli i Gjylës, ekipi i Superiores gjen fitoren në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 19:43

Dopietë e sulmuesit të lindur në Zvicër dhe goli i Gjylës, ekipi i Superiores gjen fitoren në Bullgari

Vora ka fituar takimin e parë në Bansko të Bullgarisë ku ndodhet për fazën përgatitore. Ekipi i Bellajt triumfoi me rezultatin 0-3 përballë Krumovgrad.

vora

Kevin Halabaku realizoi dopietë. Briajan Gjyla dërgoi po ashtu topin në rrjetë.

“Ka përfunduar ndeshja miqësore në Bansko, Bullgari, ndaj ekipit FC Krumovgrad, me rezultatin 0-3 në favorin tonë. Golat u shënuan nga Gjyla dhe dopieta e Halabakut”, shkruan Vora.

PANORAMASPORT.AL