Prezantimi i Eliot, Anderson: E doja me çdo kusht këtë lëvizje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 21:46

Prezantimi i Eliot, Anderson: E doja me çdo kusht këtë lëvizje

Pasi përfundoi aventurën në Kupën e Botës, Elliot Anderson është rikthyer në Angli dhe është prezantuar te klubi i ri, me fanellën e Mançester Sitit. Derisa ishte në Kupën e Botës, Siti arriti marrëveshjen me Notingem Forest për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2031. Transferimi i Anderson i ka kushtuar Sitit plot 135 milionë euro.

Screenshot 2026-07-26 214523

Anderson konsiderohet një mesfushor “box-to-box”, i njohur për energjinë e madhe, ndërhyrjet e forta dhe aftësinë për të organizuar lojën. Mesfushori vjen te “Citizens” pas dy sezonesh shumë të mira në Premier Ligë, ku humbi vetëm një ndeshje kampionati dhe fitoi gjithashtu një vend të rregullt në Kombëtaren e Anglisë. Deri më tani, Anderson numëron 174 paraqitje në futbollin profesionist dhe shtatë ndeshje me fanellën e Anglisë.

Pas nënshkrimit të kontratës, mesfushori u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierë. “Siti është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ka një skuadër të jashtëzakonshme. Sapo mësova se më donin, isha i vendosur ta realizoja këtë transferim. Çdo futbollist dëshiron të luajë në nivelin më të lartë dhe City ma jep këtë mundësi”.

Edhe drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, e vlerësoi lart afrimin e anglezit. “Elliot është një nga talentet më të mëdha të mesfushës në futbollin botëror. Ai sjell energji, intensitet, etikë të jashtëzakonshme pune dhe një gamë të gjerë pasimesh. Besojmë se ka potencialin të bëhet një mesfushor i kompletuar dhe Siti është vendi ideal për zhvillimin e tij”.

PANORAMASPORT.AL