E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 21:11

E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

Një situatë e pabesueshme është krijuar tek Italia. Vetëm 16 ditë pas emërimit, drejtori Maldini ka kërcënuar duke treguar se do të japë dorëheqjen nëse Pirlo nuk nënshkruan. Ky është raportimi i “La Gazzetta dello Sport” që shton tensionin.

Screenshot 2026-07-26 210945

Çdo gjë dukej se po shkonte pas planit, ndërsa Pep Guardiola e refuzoi Italinë. Pirlo u bë menjëherë kandidati kryesor dhe negociatat avancuan.

Sot ndërkohë u përfshi edhe politika duke prishur disi planet. Pirlo është ambasador në një faqe ruse për baste, ndërsa kjo edhe ka shqetësuar politikën.

A do të prezantohet Pirlo të martën? Kjo është dilema aktuale, ndësa federata rrezikon që t’i dalë situata nga kontrolli.

PANORAMASPORT.AL