I dha Vllaznisë qindra mijëra euro, “alarm” për Kevin Dodajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 22:53

I dha Vllaznisë qindra mijëra euro, “alarm” për Kevin Dodajn

Kevin Dodaj sërish nuk po shfaqet me CSKA Sofian. Klubi bullgar po luan në Europë, ndërsa Dodaj nuk është pjesë e listës.

dodaj

Dodaj u kthye te CSKA pas huazimit te Vllaznia. Me kuqeblutë shënoi katër gola të rëndësishëm që nga muaji shkurt, për t’i dhënë Vllaznisë tri fitore.

20-vjeçari ka edhe dy vite të mbetura kontratë me CSKA. Për Dodajn u raportuan 450 mijë euro që u paguan që të transferohej.

Dodaj regjistroi në edicionin e kaluar tetë paraqitje në Bullgari. Në total bëhet fjalë për rreth 250 minuta.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL