“Lufta” me Realin, PSG zyrtarizon vendimin drastik: Kërkesat ishin të ekzagjëruara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 22:14

“Lufta” me Realin, PSG zyrtarizon vendimin drastik: Kërkesat ishin të ekzagjëruara

Yan Diomande pritet të jetë lojtari më i ri i Real Madrid. PSG ka konfirmuar në një komunikim me “Sky Sport” se është tërhequr nga gara. Më shumë se Lajpcig, duket më tepër një tension i krijuar nga menaxherët dhe që sollën këtë vendim të PSG.

Screenshot 2026-07-26 221333

“PSG tërhoqi zyrtarisht interesimin për Yan Diomanden dhe të gjitha ofertat këtë mbrëmje. Shuma e kërkuar për transferimin dhe kërkesat për pagën ishin krejtësisht joproporcionale dhe të ekzagjeruara.

PSG nuk do të heqë dorë nga parimet e saj për një menaxhim racional financiar dhe për ruajtjen e një strukture të balancuar të skuadrës”, shprehet PSG.

Reali raportohet se do e afrojë për një shumë rreth 120 milionë euro. 19-vjeçari është nga Bregu i Fildishtë dhe shpërtheu në edicionin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL