VIDEO/ Gol i papritur nga stoli, çfarë ndodhi në fundin e takimit Partizani-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 21:58

VIDEO/ Gol i papritur nga stoli, çfarë ndodhi në fundin e takimit Partizani-Skënderbeu

Rouen Hjumen luajti titullar me Partizanin ndaj Skënderbeut. Madje ia doli të shënonte për të vulosur rezultatin 2 me 0 në miqësore.

Screenshot 2026-07-26 215821

Mesfushori i “demave” u aktivizua dy herë gjatë takimit në Pogradec. Fillimisht si titullar, ndërsa më pas u zëvendësua.

Aktivizimi i dytë erdhi në minutën e 80-të, kur trajneri Florin Bratu duhet të bënte ndërrim të detyruar. Shkak u bë një dëmtim në radhët e “demave”.

Vetëm një minutë më vonë, Hjumen dyfishoi shifrat pas asistimit të Kazim Ogunleje. Kujtojmë se mesfushori 25-vjeçar ishte zbulim i edicionit të kaluar.

Sa i përket numrave në fanellat e Partizanit, ra në sy se Albers Keko kishte numrin 6 dhe Xhuliano Skuka atë 34. Partizani po luante me fanella të vjetra, ndaj edhe lojtarët duhet të sajoheshin për këtë takim.

Goli i Rouen Hjumen nga “Partizani Channel”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL