Intervista, Gutierrez: Konte dhe Alegri janë të ndryshëm
Mbrojtësi i Napolit, Migel Gutierrez, ka folur për “Sportmediaset” nga grumbullimi i skuadrës në Dimaro, duke komentuar punën me trajnerin e ri Masimiliano Alegri, ndryshimet me Antonio Konten, si dhe objektivat e kampionëve të Italisë. “Jemi këtu prej pesë ditësh, po punojmë, po ndjekim udhëzimet e Allegrit dhe po ecim përpara. Rafa Marin? Kam luajtur me të për tre vite te Reali i Madridit, është një lojtar i madh”, tha Gutierrez.

“Konte dhe Alegri janë të ndryshëm”
Në lidhje me dy trajnerët, spanjolli u shpreh: “Konte dhe Alegri janë të ndryshëm. Të dy janë trajnerë të mëdhenj. Ne ishim të kënaqur sezonin e kaluar dhe jemi të kënaqur edhe këtë vit. Secili ka mënyrën e tij të punës dhe të stërvitjes.
Nuk mund të bëj krahasime mes përgatitjeve, pasi sezonin e kaluar kisha mbërritur më vonë në grumbullim.” “Mund të luaj edhe në të djathtë” Për pozicionin e tij në fushë, Gutierrez tha: “Unë mund të luaj edhe në krahun e djathtë. Përshtatem, jam gjithmonë i gatshëm për të luajtur aty ku më kërkohet.” Për synimet e sezonit të ri, mbrojtësi ishte i qartë: “Jemi Napoli dhe duhet të luftojmë gjithmonë për të gjithë trofetë. Kemi një skuadër të fortë dhe të gjithë po na ndihmojnë.”
Spanja dhe titulli botëror
Gutierrez foli edhe për suksesin e kombëtares spanjolle: “Jam shumë i lumtur për fi toren e Botërorit. E merituan triumfi n në fi nale. Isha i bindur se do të fi tonin për mënyrën se si kishin luajtur gjatë gjithë turneut. Sekreti i Spanjës si kombëtare është se jemi një familje. Ka shumë cilësi individuale te lojtarët, por mbi të gjitha jemi të bashkuar dhe kjo është forca jonë e vërtetë.”
PANORAMASPORT.AL













