EKSKLUZIVE/ Partizani arrin akordin, transferon të preferuarin e trajnerit Bratu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 9:57

EKSKLUZIVE/ Partizani arrin akordin, transferon të preferuarin e trajnerit Bratu

Omar Pasagiç i bashkohet organikës së Partizanit. “Panorama Sport” mëson se është arritur akordi me 28-vjeçarin dhe prezantimi do të bëhet në vijim, për t’u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu. 

IMG_0453

Mbrojtësi boshnjak ka lindur në Gjermani. I gjatë 1.88 metër luan pikërisht në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e majtë. Këmba e majtë është e preferuara.

Ish-lojtari i moshave të Bosnjës shënoi gol në Kupë përball Kluzhit në sezonin e kaluar. Po ashtu ka fituar çmim edhe si lojtari i ndeshjes në Rumani.

Pas Endri Çelajt, Pasagiç bëhet një tjetër afrim nga Metaloglobus. Bëhet fjalë pikërisht për klubin e fundit ku drejtoi Florin Bratu.

Kujtojmë se deri tani janë prezantuar edhe Altin Aliu me Endri Çelajn. Në mbrojtje ndërkohë lindi nevoja për afrime pas largimeve të Saliu Sembenes dhe Altin Bytyçit. 

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL