Testi i radhës për Vllazninë, shkodranët kërkojnë fitoren kundër skuadrës që u ngjit në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 10:21

Testi i radhës për Vllazninë, shkodranët kërkojnë fitoren kundër skuadrës që u ngjit në Superiore

Vllaznia do të luajë miqësoren e radhës në fazën përgatitore për sezonin e ri. Shkodranët do të përballen me skuadrën që u rikthye në Superiore këtë sezon, Laçin.VLLAZNIADueli do të zhvillohet në datën 29 korrik në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.

Rikujtojmë që pas eliminimit nga Liga e Konferencës, kuqeblutë luajtën të shtunën në Ulqin ku u mposhtën me shifrat 2-1 nga vendësit e Otrantit. Testet për skuadrën e Martinit do të vijojnë ku pritet të zhvillohen 4 ose 5 miqësore të tjera para nisjes së edicionit të ri në Superiore.

PANORAMASPORT.AL