Egnatia drejt Sllovenisë për kualifikimin, fokusi mbetet te mbrojtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 9:46

Egnatia drejt Sllovenisë për kualifikimin, fokusi mbetet te mbrojtja

Pas spektaklit me gjashtë gola në Rrogozhinë, Egnatia është gati për një tjetër provim europian.egnatiaKampionët e Shqipërisë zbresin nesër në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Çeljes, me gjithçka të hapur pas barazimit 3-3 në sfi dën e parë. Por, ndryshe nga ndeshja e luajtur në “Arena Egnatia”, këtë herë pritet një qasje më e kujdesshme nga ana e Nevil Dedes, i cili është i vetëdijshëm se çdo gabim mund të kushtojë eliminimin. Pikërisht për këtë arsye, tekniku bardhejeshil pritet t’i kushtojë rëndësi të veçantë fazës mbrojtëse, sidomos në 45 minutat e para, ku objektivi kryesor do të jetë të mos i jepen hapësira skuadrës sllovene dhe të mbahet porta e paprekur.

PA NXITIM – Nëse në Rrogozhinë Egnatia kërkoi menjëherë golin dhe e gjeti që në minutat e para, këtë herë pritet një qasje më pragmatike. Dede e di se ndeshja zgjat 90 minuta, madje mund të shkojë edhe në shtesa, ndaj nuk ka asnjë arsye që skuadra të zbulohet që në fi llim. Një pjesë e parë pa pësuar gol do t’i jepte Egnatias qetësinë e nevojshme për të menaxhuar më mirë vazhdimin e sfi dës. Për më tepër, presioni do të kalonte gradualisht te vendasit, të cilët do të ishin të detyruar të kërkonin më shumë lojën në sulm.

MBROJTJE E KUJDESSHME – Një nga temat kryesore të ditëve të fundit në kampin bardhejeshil ka qenë pikërisht organizimi në mbrojtje. Në sfi dën e parë, Çelja arriti të realizonte tre gola, ndërsa dy prej tyre erdhën nga situata që mund të ishin shmangur me më shumë përqendrim. Dede pritet t’u kërkojë mbrojtësve të jenë shumë më agresivë në duelet individuale, por njëkohësisht të ruajnë pozicionet dhe të mos krijojnë hapësira mes reparteve. Edhe mesfushorët do të kenë një rol të rëndësishëm, pasi pritet të ndihmojnë vazhdimisht repartin defensiv dhe të mos lejojnë kundërshtarin të ndërtojë lehtësisht aksionet. Një tjetër element ku Egnatia duhet të tregojë kujdes janë topat e ndalur. Pikërisht nga një goditje këndi erdhi goli i parë i Çeljes në Rrogozhinë, ndaj gjatë ditëve të fundit stafi teknik ka punuar edhe në këtë aspekt.

DURIM – Një ndeshje si kjo nuk fi tohet domosdoshmërisht në minutat e para. Përkundrazi, Dede pritet t’u kërkojë futbollistëve të tij durim dhe inteligjencë në administrimin e çdo momenti të takimit. Egnatia ka treguar se di të krijojë raste edhe kur nuk mban gjatë topin në zotërim. Kundërsulmi mbetet një nga armët më të forta të skuadrës, sidomos me lojtarë si Fernando, Albaneze, Jago apo Diabate, të cilët mund të godasin në momentin që kundërshtari lë hapësira. Prandaj, ideja nuk pritet të jetë një presion i vazhdueshëm në gjysmën e fushës së Çeljes, por një skuadër e organizuar, që pret momentin e duhur për të goditur. Në një ndeshje eliminatore, menaxhimi i emocioneve është po aq i rëndësishëm sa aspekti taktik. Një gol i pësuar herët mund të ndryshojë gjithë rrjedhën e sfi dës, ndërsa kalimi i minutave pa probleme do t’i japë gjithnjë e më shumë besim kampionëve të Shqipërisë. Për këtë arsye, pjesa e parë shihet si çelësi i gjithë takimit. Nëse Egnatia arrin të ruajë ekuilibrin dhe të mos lejojë Çeljen të marrë kontrollin emocional të ndeshjes, atëherë gjithçka do të mbetet e hapur në 45 minutat e fundit, aty ku edhe një episod i vetëm mund të vendosë fatin e kualifi kimit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL