EKSKLUZIVE/ Analiza e Çobanit: Dinamo më bind, më e fortë në Superiore. Egnatia ka punuar shumë seriozisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 8:40

EKSKLUZIVE/ Analiza e Çobanit: Dinamo më bind, më e fortë në Superiore. Egnatia ka punuar shumë seriozisht

Dinamo ka hedhur një hap tjetër drejt kualifikimit në Kupat e Europës dhe e sheh veten shumë pranë turit të tretë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Artur Çobani shprehet se skuadra blu do të jetë më e fortë në kampionat, duke shtuar se merkatoja ende nuk është mbyllur. Ai thotë se kjo skuadër, është e përkohshme pasi për sezonin e ri, do të forcohet më shumë se sezonin e shkuar.cobaniProfe, Dinamo kalon Astanën dhe merr një barazim në Slloveni. Si e ke parë Dinamon në këto dy turet e para?

Shiko, për sa i përket lojës, nuk mund të themi se Dinamo ka arritur maksimumin e saj, pasi akoma vjen pas fazës përgatitore dhe pas disa prurjeve të reja, të cilat kanë nevojë për një kolaudim të skuadrës. Gjithsesi, do të thosha që këto dy ndeshjet e para, edhe ndeshja këtu ku Dinamo u mund një me zero nga Astana, por sidomos te ndeshja e dytë Dinamo u tregua një skuadër e pjekur, një skuadër që di të luajë për kualifi kimet, që është edhe qëllimi i këtyre takimeve. Më shumë vlen një kualifi – kim sesa të pretendojmë që të bëjmë një lojë të bukur dhe cilësore. Gjithsesi, unë do të thosha që në Kazakistan, Dinamo në pjesën e dytë, ka bërë një ndeshje shumë cilësore, pasi shënoi edhe dy golat e kthimit të rezultatit. Gjithashtu tregoi edhe gjatë shtesave një skuadër me qëndrueshmëri, me përgatitje fi zike, që mundi të përballonte ekipin e Astanës, i cili është në kulmin e aktivitetit, pasi dihet që kampionati atje është rreth javës së njëzetë të tij. Kështu që, për këtë takim jemi të kënaqur. Ndërsa për sa i përket takimit të dytë, rezultati ishte shumë i mirë. Rezultati nuk vihet në diskutim asnjëherë. Them se duhet të ishte pak më cinike Dinamo për ta vrarë rezultatin, gjë e cila nuk ndodhi dhe më pas, në fund fare, pranoi atë gol që nuk e gjykoi fare keq, por që ndoshta mund të ishte evituar. Kjo do të kishte dhënë pak më shumë qetësi për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet ditën e enjte këtu. Përsëri them se Dinamo e ka kualitetin dhe forcën për ta fi tuar takimin, gjë që do të bënte të kalonte në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Pse shumë presidentë më shumë mendojnë për kampionatin sesa për skuadrën që luan në Kupat e Europës?

Jo, unë nuk mendoj kështu. Nëse do të shikojmë, për shembull, Rrogozhinën, unë them që Egnatia ka investuar edhe për ndeshjet e Champions League, sepse ka afruar shumë futbollistë cilësorë menjëherë pas marrjes së kampionatit. Do të thotë që ata e kanë vlerësuar, sepse e dinë shumë mirë që një ecuri e mirë në Champions League përkthehet me të ardhura fi – nanciare, të cilat i shërbejnë skuadrës për të ardhmen. Dinamo nuk është se ka ndryshuar. Dinamo bazën e ka ruajtur. Këto largime nuk ishin sepse ishin dëshira e Dinamos, por ishte dëshira e futbollistëve për t›u larguar në kushte më të mira. Bregu u largua dhe e dimë se ku shkoi, apo edhe qendërmbrojtësi Teikseira. Kështu që këto janë të pranueshme dhe nuk mund të themi se janë të papranueshme. Megjithatë, Dinamo mori menjëherë masat për zëvendësimin e futbollistëve të cilët iu larguan. Bazën e ruajti dhe patjetër që do të vazhdojë me forcimin e skuadrës. Për në Kupat e Europës, Dinamo afroi futbollistët që kërkoi stafi teknik, në mënyrë që të përballeshim me këto gara dhe të kalonim, siç kaluam, turin e parë me Astanën. Shpresojmë dhe kemi shumë shpresë për të kaluar edhe turin e dytë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rrogozhina, nëse do ta shikoni. Për sa i përket Elbasanit dhe Vllaznisë, ndoshta mund të kenë pasur problemet e tyre, por të them të drejtën, për Elbasanin më erdhi keq, sepse shpërdoroi një rast të artë për të bërë kalimin e turit. Ajo humbje e penalltisë në fund përkthehet me një kualifi kim, kështu që ndoshta do të ishim në situata të tjera. Ju keni të drejtë kur thoni pse nuk mendojnë, por unë them që nuk është se nuk mendojnë. Pak a shumë skuadrat mendojnë. Janë pak skeptike kur shikojnë shortin, sepse nuk luajnë vetëm kampionatin e tyre. Do të luash me skuadra të forta të Europës. Që kur u hodh shorti dhe na ra Astana, të gjithë menduam që ishte një short i fortë. Por megjithatë, Dinamo dhe stafi teknik besuan dhe thanë që ne do të luajmë për ta kaluar, edhe pas humbjes së parë që pësuam në Tiranë. Prandaj them që, brenda mundësive, skuadrat mundohen ta plotësojnë. Nuk është vetëm për titullin kampion, sepse titulli kampion të nxjerr edhe në Kupat e Europës. Nuk është ajo vlerë që thatë ju, por është një vlerë shumë e madhe pjesëmarrja në Champions League apo edhe në rast se eliminimi të çon në Conference League, sepse nuk është se ka vlera të vogla fi nanciare. Por gjëja më e lartë që mund të kërkojë një skuadër është titulli kampion dhe për atë përgatiten, sepse titulli kampion i ka brenda të gjitha.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL