BASKETBOLL/ Shqipëria U-18, festë me bronz në Europianin C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 10:48

BASKETBOLL/ Shqipëria U-18, festë me bronz në Europianin C

Ka ulur dje siparin në qytetin e Shkodrës Divizioni C i Kampionatit Europian U-18 në basketboll për djem, event i FIBA-s, i organizuar nga FSHB.

hgfj

Ky kompeticion i dhuroi në gëzim të vogël edhe Shqipërisë, e cila arriti që të siguronte vend në zonën e medaljeve. Kuqezinjtë e trajnerit Besim Dervishaj e mbyllën me bronz, duke zënë vendin e tretë. Shqipëria fitoi dje finalen e vogël për vendin e tretë, teksa dominoi totalisht në përballjen me Maltën. Kombëtarja triumfoi me rezultatin treshifror 101-61 (27-8, 16-15, 23- 16, 35-22) në një takim ku u tregua superiore nga fillimi e deri në fund.

Shqipëria shpërtheu që në periodën e parë, për të vendosur menjëherë distanca të thella në pikë, duke e rritur më pas gradualisht avantazhin deri në +40 pikë në sirenën finale. Me gjashtë lojtarë kuqezi në kuotë dyshifore pikësh, ishte Dalin Korbi ai që u vlerësua me çmimin MVP, teksa e mbylli takimin me 12 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime. Performanca top edhe nga Eno Kotori, autor i 15 pikëve, 10 kërcimeve dhe 5 asistimeve, si dhe nga Genti Nilo, i cili regjistroi 19 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime.

Kampione e Divizionit C të Europianit U18 për djem u shpall Kosova, ndërsa në vend të dytë u klasifikua Andorra. Ndërkohë, dje përfundoi gjithashtu edhe Europiani C për U-18 vajza, me Shqipërinë që u klasifikua në vendin e pestë mes shtatë ekipeve pjesëmarrëse në Pejë. Vajzat kuqezi morën gjatë fundjavës dy fitoret e vetme, teksa mposhtën Gjibraltarin në shifrat 84-50 dhe Armeninë me 78-67.10PANORAMASPORT.AL