ZYRTARE/ E vonoi viza, Dinamo shton forcat me ish-mesfushorin e Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 11:34

ZYRTARE/ E vonoi viza, Dinamo shton forcat me ish-mesfushorin e Shkëndijës

Dinamo ka njoftuar nënshkrimin e radhës dhe bëhet fjalë për një mesfushor. Adamu Alhasan bashkohet me blutë pas eskperiencave në Turqi dhe së fundmi me Shkëndijën e Tetovës.

alhasan

“Panorama Sport” zbuloi se shkak për vonesën e prezantimit u bë viza pasi akordi ishte arritur rreth 1 muaj përpara.

25-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja.

NJOFTIMI I PLOTË

ZYRTARE | Adamu Alhassan vishet blu

FC Dinamo mirëpret lojtarin e saj më të ri, Adamu Alhassan. Mesfushori 25-vjeçar i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave që ka pasur në Turqi dhe së fundi me Shkëndijën e Tetovës. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin tonë dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Futbollisti nigerian luan në pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Jemi të bindur se Alhassan do të jetë një forcë e shtuar për skuadrën tonë në vazhdim.

Mirë se erdhe në familjen dinamovite Adamu Ibrahim Alhassan!

PANORAMASPORT.AL