Olise nuk ishte kurrë pranë Real Madridit, faktet tregojnë një histori tjetër nga mediat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 13:14

Olise nuk ishte kurrë pranë Real Madridit, faktet tregojnë një histori tjetër nga mediat

Zërat për interesimin e Real Madridit ndaj Majkëll Olises kanë qarkulluar prej javësh në botën e futbollit. Megjithatë, francezi do të vazhdoj të vesh fanellën e Bajernit edhe sezonin e ardhshëm.

olise

Edhe gjatë Kupës së Botës, që zgjati pesë javë e gjysmë në SHBA, Meksikë dhe Kanada, raportimet për transferime ishin të shumta, madje u shtuan edhe më shumë pas përfundimit të turneut. Dhe cili klub në Gjermani tërheq më shumë vëmendje sesa Bajerni? Fatkeqësisht për mediat, kampionët rekord të botës i mbyllën herët transferimet e Ismael Saibarit (PSV Eindhoven) dhe Nathaniel Braunit (Frankfurt), ndërsa përveç finalizimit të transferimit të përhershëm të Bara Sapoko Ndiaje (18 vjec), nuk planifikohen afrime të tjera.

Megjithatë, titujt duhet të prodhohen çdo ditë dhe pak lojtarë në skuadrën e Bajernit janë më të përshtatshëm për këtë sesa Majkëll Olise. 24 vjeçari ka mahnitur tifozët gjatë dy sezoneve të tij te Bajerni dhe vendosi një rekord në Kupën e Botës me shtatë asistime, edhe pse nuk shënoi asnjë gol dhe u neutralizua plotësisht në humbjen 0-2 të Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinale. Për sa i përket cilësive, Olise do të ishte një përforcim ideal për Real Madridin. Megjithatë, sipas raporteve, as Real Madridi nuk ka shprehur ndonjëherë interes zyrtar te Bajerni dhe as Olise nuk ka kërkuar largimin përmes agjentëve të tij.

Brenda klubit bavarez, kjo situatë përshkruhet si “thjesht një çështje e krijuar nga mediat”, e cila lindi vetëm sepse Olise, i njohur për karakterin e tij shumë të rezervuar, nuk i komentoi dhe as nuk i mohoi publikisht këto spekulime. Bajerni nuk kishte ndërmend ta shiste Olisen në asnjë rast. Gjithashtu, në Mynih ai nuk shihet si një lojtar i pakënaqur që kërkon të detyroj një transferim. Pas pushimeve, ai do t’i bashkohet skuadrës së Vinsent Kompani, edhe pse, ashtu si Herri Kejn dhe Dajot Upamekano, vetëm pas kthimit të Bajernit nga turi në Azi (1-8 gusht).

Ndërkohë, Real Madridi është përqendruar te Jan Diomande i Lajpcigut. Pyetja shumë më e rëndësishme në rastin e Olises është: A do ta zgjas kontratën e tij me Bajernin, e cila skadon në vitin 2029, apo jo? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të jap sinjalin më të qartë nëse ai e sheh të ardhmen e tij afatgjatë në Mynih. Apo Olise do të kërkoj një transferim në verën e vitit 2027?

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL