PRAPASKENAT/ Jo largim i menjëhershëm nga Partizani: Zbulohet çfarë do të ndodhë me Koten dhe Mehmetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 12:46

PRAPASKENAT/ Jo largim i menjëhershëm nga Partizani: Zbulohet çfarë do të ndodhë me Koten dhe Mehmetin

Partizani nuk ka në plane edhe tre lojtarë të tjerë për sezonin e ri. “Panorama Sport” mëson prapaskenat, pasi nuk bëhet fjalë për largim të menjëhershëm sa i përket Gjergji Kotes dhe Adnard Mehmetit.

kote 3

Gazeta raporton se pritet të ketë vetëm huazim të Mehmetit te Vllaznia. E njëjta formulë e ndjekur me Rrok Tomën gjatë Europës.

Ndërkohë edhe për Koten po mendohet i njëjti opsion, por në Superligën e Kosovës. Për shkak se mesfushori nuk po gjen hapësira, atëherë po shikohet mundësia e minutave si i huazuar diku tjetër.

Sa i përket Besar Gujdufit, situata paraqitet e ndërlikuar. Sulmuesi i “demave” prej kohësh nuk është në pritshmëritë e klubit që investoi. Ndaj pritet të ketë zgjidhje të kontratës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL