Pikantet e Skënderbeu-Partizani/ Tifozë të shumtë në Pogradec, gol i çuditshëm nga stoli
Partizani dhe Skënderbeu kanë luajtur miqësoren e dytë në prag të nisjes së Superiores, aty ku kryeqytetasit fi tuan me rezultatin 2-0.

Veç golave të shënuar, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” kishte disa raste pikante dhe momente interesante në fushë dhe jashtë saj. Afro 500 tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, për të ndjekur nga afër miqësoren.
Tribuna qëndrore e tejmbushur me sportdashës juglindorë. Ra në sy numri i lartë i policëve të pranishëm para ndeshje. Në ambientet e stadiumi u panë rreth 50 efektivë. Vlen të theksohet fakti se si në fushë dhe jashtë saj, nuk pati asnjë incident dhe dueli rezultoi tepër “fair play”.
Trajneri i ri i Partizanit B, Alfred Deliallisi kishte udhëtuar drejt Pogradecit, për ta ndjekur nga afër këtë përballje, teksa u pa në shkallët e stadiumit. Të pranishëm në këtë përballje ishin edhe lojtarët e Pogradecit dhe drejtuesit liqenorë.
Nuk mungoi në tribunë as presidenti Takaj, i cili nuk u duk fort i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Shirtin e kapitenit te Skënderbeu në këtë miqësore e mbajti sulmuesi Çarls Bismark, edhe pse në fushë nga minuta e parë ishte portieri Marko Alia, drejtuesit vendosën t’ia besonin shirtin sulmuesit 25-vjeçar. Me shumë gjasa Bismark do të jetë kapiteni i ri i Skënderbeut, gjithsesi kjo mbetet të konfi rmohet në vazhdim.
Lojtarët e Partizanit me numra të çuditshëm në fanellë. Kapiteni Skuka mbante fanellën me numrin 34, Keko fanellën me numrin 6, ndërsa qendërmbrojtësi Çipi fanellën me numrin 99.Hjumen shënoi një gol të çuditshëm në këtë ndeshje. Lojtari i Partizanit ishte titullar dhe u zëvendësua, por pak minuta para fundit, ai u aktivizua sërish në fushë duke shënuar golin e dytë.
PANORAMASPORT.AL













