Çmimi i Madh i Hungarisë, flet Maks Vershtapen: Nuk e prisja këtë rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 16:29

Çmimi i Madh i Hungarisë, flet Maks Vershtapen: Nuk e prisja këtë rezultat

Maks Vershtapen dhuroi një paraqitje të spikatur në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke u renditur menjëherë pas kampionit Norris.

vershtapen

“Nuk e prisja të ngjitesha në podium. Bëra një nisje të mirë dhe arrita të kryej parakalimin pas ndalesës në bokse, më pas u përpoqa të ruaja pozicionin. Kemi punuar shumë për këtë rezultat, duke u munduar të merrnim vendimet e duhura strategjike. Jam shumë i kënaqur”, deklaroi piloti holandez i Red Bullit.

Më pas vijoi: “Pashë një mundësi ndaj Hamiltonit dhe u hodha për ta shfrytëzuar. Gjithçka ishte nën kontroll”, u shpreh ndër të tjera katër herë kampioni i botës në Formula 1.

PANORAMASPORT.AL