Italia me trajner të ri, presidenti Malago harron Pirlon: Nesër emërohet
Italia do të mësojë nesër se cili do të jetë trajneri i ri. Edhe pse nuk është Pirlo, plani për emërimin e pasardhësit të Gatuzos nuk do të ndryshojë.

Ishte vetë presidenti i federatës, Xhovani Malago, që foli për çështjen e trajnerit.
“Trajneri i ri i Kombëtares? Që nga ky mëngjes po marr shumë mesazhe. Do të flas me të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur, ashtu siç është e drejtë”, u shpreh fillimisht Malago në mëngjes.
Më pas komentoi: “Për të rikthyer besueshmërinë tonë në nivelet më të larta, ku asgjë nuk është e garantuar, duhet të punosh me djemtë që sot janë nga 13 deri në 16 vjeç. Për këtë arsye duhet të ndryshohet e gjithë hallka e zhvillimit. Si në aspektin e formimit, ashtu edhe të kulturës sportive, dhe kjo përfshin edhe trajnerin. Është një çështje që punon për të ardhmen; idetë janë shumë të qarta”.
Në mesditë ndërkohë konfirmoi se plani për nesër do të vazhdojë. “Trajneri i ri i kombëtares? Do të emërohet shumë shpejt, brenda ditës së nesërme. Po punoj për këtë”.
PANORAMAPSORT.AL













